fbpx

Rekord rastesh të reja në Greqi, 10 viktima brenda 24 orëve (Bilanci)

Pavarësisht masave kufizuese që ndërmori qeveria greke, numri i rasteve të reja me COVID-19 vijon i lartë.

Autoritetet greke kanë njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 841 raste të reja. Ndërkaq, 10 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm, duke e çuar në 559 numrin e viktimave.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve që nga fillimi i pandemisë në shtetin fqinj është 29057.

Nga të dhënat e fundit, 89 pacientë po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 66 vjeç.