fbpx

Rekord viktimash në Britani, gjithnjë e më e rëndë situata

5655..jpg

Në Britaninë e Madhe lufta me covid-19 po bëhet gjithnjë e më e rëndë dhe situata po vështirësohet.

Sot është shënuar dita më e keqe për sa i përket viktimave si pasojë e koronavirusit.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 684 të vdekur, 115 më shumë se dje, duke e çuar numrin total të jetëve të humbura në 3605. Me 4450 raste të reja, Britania numëron 38.168 persona të infektuar me covid-19. Janë shëruar 135 persona ndërsa 163 janë në gjendje kritike.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303