Rekord viktimash nga Covid në Britani, konfirmohen 47 525 raste të reja

Screenshot_23-6.jpg

Britania tashmë është një ndër vendet e cila gjendet në një situatë të vështirë për shkak të koronavirusit.

Sipas raportit më të fundit të publikuar nga autoritete shëndetësore britanike në lidhje me situatën pandemike gjatë 24 orëve të fundit rezulton se është shënuar një rekord përsa i përket numrit të viktimave.

Në Britani gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 1 564 persona dhe janë infektuar me Covid 47,525 qytetarë.

Ky është numri më i madh ditor i të vdekurve në atë vend që nga fillimi i pandemisë.

Gjatë valës së parë, numri më i lartë i vdekjeve u regjistrua më 21 prill, me 1,166 vdekje.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 3,211,576, mes të cilëve kanë humbur jetën 84 767 persona.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303