fbpx

Rektori Koni kallëzon penalisht 6 persona, zbulohet arsyeja

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka kallëzuar penallisht për “shpërdorim të detyrës” dhe “kryerje funksioni pas dhënies fund të tij” janë Majlinda Keta, Bernard Dosti, Oriona Muçollari, Ardian Doka dhe Skerdi Dafa, administrator i UT. Sipas Konit, 6 personat që pretendojnë të jenë anëtarë të Komisionit Insitucional Zgjedhor janë mbledhur dhe kanë filluar veprimet për procesin zgjedhor në kundërshtim me urdhëresat dhe aktet ligjore në fuqi gnatë pandemisë, si dhe në kundërshtim me urdhrat dhe porositë e rektorit.

Për këtë shkak, UT ka zgjidhur kontratat e punës me ta. Ndërkohë, sipas kállëzimit, edhe pas zgjidhjes së kontratës së punës, kanë vijuar veprimtarinë e tyre në mënyrë ta paligjshme dhe kanë nxjerrë akte dhe vendime në kundërshtim me ligjin.