fbpx

‘Rektori na mashtroi’, studentja e UBT braktis takimin me Ramën

Screenshot_2-25.png

Kryeministri Edi Rama po zhvillon aktualisht një takim me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Përtej temës për të cilën po diskutohet në këtë takim, Rama gjatë fjalës së tij ka ndeshur me rezistencën e një studenteje, e cila e ka kundërshtuar haptazi kreun e qeverisë, duke i bërë me dije se përkundër çfarë flitet tarifat janë rritur.

Më tej ajo u shpreh se do të braktiste këtë mbledhje, pasi nuk ishin njoftuar se do kishin një takim me Kryeministrin, duke lënë të kuptohet se studentët janë mbledhur, por pa u treguar arsyen, kjo si duket për shkak të frikës se nuk do të merrnin pjesë.

“Unë jam e para që do ta braktis këtë mbledhje, pasi nuk na ishte njoftuar se do të kishim takim me ju por me rektorin. Rektori po na gënjen se po na rrit tarifat”, – tha studentja.

Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama, u shpreh:

“Nuk jeni të detyruar të rrini, nëse nuk doni të rrini, por një gjë po jua them, se nëse më ndihmon njeri që të gjejë në histori këtë që po bëni ju, unë do ju isha shumë mirënjohës, pasi do kuptoja se nuk është hera e para që studentë që ngrihen në protestë, kundërshtojnë, ftohen për dialog, por frikësohen”.

/Real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *