fbpx

Renditja e FIFA-s / Shqipëria humbet një pozicion, Kosova ngjit shkallët!

albania_20191015002738.jpg

Shqipëria humbet një pozicion në renditjen e re të FIFA-s për muajin tetor. Kuqezinjtë kanë zbritur nga vendi i 64-t në vendin 65-të të FIFA-s. Humbja ndaj Turqisë ka bërë të veten në renditjen e re të organizimit më të lartë të futbollit botëror, madje as fitorja e thellë në Moldavi nuk ka dhënë efektin e dëshiruar.

Shqipëria pozicionohet pas Ekuadorit dhe Sllovenisë me të njëjtën sasi pikësh sa edhe këta të fundit 1367 pikë ndërkohë që lë pas Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Maqedoninë e Veriut. Nga ana tjetër vazhdon ngjitjen me hapa galopantë Kosova që pas fitoreve ndaj Gjibraltarit në miqësore dhe Malit të Zi në sfidën kualifikuese ka ngjitur 5 shkallë duke u pozicionuar tashmë në vendin e 114-të.

Një renditje jo shumë e mirë krahasuar me atë çfarë dardanët shfaqin në fushë, por Kosova për atë çfarë ka dhënë në këto eliminatore dhe në Ligën e Kombeve do të vazhdojë të ngjisë shkallët dhe shumë shpejt do të jetë në pozicione tepër komode. Përsa i përket vendeve të para, vazhdon të kryesojë Belgjika e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia dhe Uruguai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303