Renditja prestigjioze, këngëtarja shqiptare në Top 10

Këngëtaret shqiptare si Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Era Istrefi po na krenojnë çdo ditë e më shumë në tregun muzikor botëror. Së fundmi, ka qenë radha e këngëtares Bebe Rexha, e cila ka arritur në jetë në treshen e këngëve më të mira të 2018-ës sipas Billboard.

‘Meant to be’ është hiti që Bebe Rexha ka thyer çdo rekord, duke qenë thuajse çdo javë në krye të klasifikimit.

Në vendin e parë qëndron reperi Drake me ‘God’s Plan’, për të vijuar më pas me Ed Sheeran me këngën ‘Perfect’ dhe në vend të tretë pozicionohet bashkëpunimi i Bebe Rexhës me Florida Georgia Line.

Lër një koment