fbpx

Rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Gjermani/ Shumë të zhdukur, mes tyre dhe shqiptarë

60eef36a5684a.jpg

Është rënduar bilanci i jetëve të humbura nga përmbytjet në Gjermani, ndërsa është dhënë alarmi për Belgjikën, Luksenburgun dhe Holandën. Deri më tani janë regjistruar 120 viktima në Gjermani dhe shtetet fqinje, ndërsa mes shumë të zhdukurve ka dhe shqiptarë. Reshjet e shumta kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati dhe marrin para shtëpi, njerëz, makina e çdo gjë tjetër.

Në Gjermani, numri i të vdekurve tani është mbi 100, në Belgjikë 20, ndërsa ka raportime për të lënduar në Luksenburg, Hollandë apo Zvicër. Një zëdhënëse e qeverisë lokale tha se rrjetet celulare ishin jashtë veprimit, duke e bërë të pamundur kontaktimin me shumë njerëz.

Fshati Schuld ishte shkatërruar pothuajse tërësisht. Në qytetin Erfstadt-Blessem, afër Këlnit, ujërat e përmbytjes shkaktuan shembjen e një vargu shtëpish. Autoritetet lokale thanë se po merrnin thirrje emergjente nga njerëzit e bllokuar nga uji.

Kliko këtu për të parë VIDEO

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303