TË FUNDIT

Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit Alimadhi, me urgjencë te Infektivi

Deputeti Adriatik Alimadhi është dërguar me urgjencë drejt Infektivit pasi gjendja shëndetësore e tij është rënduar.

Sipas informacioneve mësohet se deputeti është dërguar sot pasdite me urgjencë tek Infektivi, ku do të vijojë dhe kurimin për COVID-19.

Deputeti Alimadhi me anë të një letre publike ka treguar se prej ditësh është infektuar me COVID-19 dhe është kuruar në shtëpi. Deputeti i Ballit Kombëtar i bënte thirrje qeverisë që ta ndihmonte, pasi gjendja e tij po rëndohej dhe hodhi akzua kundër Ramës. Pas njoftimit ka reaguar dhe Rama duke i uruar shërim të shpejtë deputetit dhe i tha që të mosstresohej.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat