fbpx

Rëndohet më shumë gjendja e deputeti Alimadhi, ja trajtimi intensiv tek Infektivi

Është përkeqësuar shëndeti i deputetit Adriatik Alimadhim,  i cili është prekur nga koronavirusi. Mësohet se ai po trajtohet në spitalin infektiv me oksigjenoterapi.

Deputeti ka shfaqur vështirësi me frymemarrjen, ndërsa vuan edhe nga hepatiti kronik.

Alimadhi u konfirmua pozitiv me koronavirusin së bashku me bashkëshorten. Të dy u vetëkarantinuan në shtëpinë e tyre, ndërkohë Alimadhi tha se analizat i kanë marrë që në mars. Pas komplikacioneve deputeti u dergua ne spital.

Nga ana tjetër ai ka kritikuar Kryeministrin për mungesën e vëmendjes totale ndaj tij.