RENEA dhe FNSH kontroll me dron për kapjen e vrasësit në Rrëshen

RENEA dhe FNSH vijojnë kontrollet në zonën e Mirditës për lokalizimin dhe arrestimin e autorit të vrasjes së dyfishtë mbrëmjen e djeshme, Fatmir Kolecaj.

Përpos efektivëve në terren dhe shpërblimit me 5 mln lekë për qytetarët që japin informacion mbi vendndodhjen e 47-vjeçarit, policia ka ngritur edhe dronin në zonën që dyshon se fshihet Kolecaj për ta lokalizuar dhe arrestuar.