RENEA rrethon Shijakun, operacioni mund të ketë lidhje me pengmarrjen e…

Screenshot_1-38.png

Prej orëve të para të mëngjesit forcat RENEA-s kanë ndërmarrë një operacion në zonën e Shijakut.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare por burimet I thanë Ora News se operacioni mund të ketë lidhje me marrjen peng të shtetasit Jan Prenga.

49 vjeçari u mor peng 10 ditë më parë nga disa persona pas një konflikti në rrugën ‘Londër’ në Kamëz.

Operacioni i Forcave RENEA ka nisur në orët e para të mëngjesit, vijon ende.

Prej 17 janarit ende nuk dihet fati i 49 vjeçarit i cili u mor peng në zonën e Kamzës.

scroll to top