fbpx

Rënia e ndjeshme e temperaturave, fillojnë reshjet e borës në Dardhë të Korçës, do të përfshijnë zonat malore të juglindjes

Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë reshjet e para të borës në juglindje te vendit, më konkretisht në fshatin turistik të Dardhës në Korçë.

Rreshjet janë me intesitet të ulët ndërsa kanë nisur prej gati 1 ore dhe janë ende të pranishme në lartësi mbi 1200m.

Sipas zyrtarëve të ARRSH, reshjet e pakëta do të përfshijnë fshatrat turistike, si Dardhën,Voskopojën dhë Qafë-Qarrin, ndërsa kontraktorët janë në gadishmëri për çdo situatë.