fbpx

Rënia e niveleve të oksigjenit/ Shumica e jetës në tokë do të zhduket brenda 1 miliardë vjetëve

Screenshot_42.jpg

Studiues në SHBA dhe Japoni, duke llogaritur modelet e ardhshme të zhvillimit të atmosferës së tokës, kanë zbuluar se efektet e rritjes së shkëlqimit diellor do të zhdukin të gjitha gjallesat në tokë brenda rreth një miliardë vjetëve.

Një rënie drastike e niveleve të oksigjenit do të bëjë që toka të rikthehet në mjedisin armiqësor të pasur me metan, të epokave të hershme të planetit.

Studiuesit parashikonin se atmosfera e planetit do të ndryshojë sipas ndikimit të disa proceseve të lidhura me gjeologjinë, biologjinë dhe klimën.

Ata zbuluan se rritja e shkëlqimit diellor do të ndikojë në temperaturat e sipërfaqes së planetit dhe në procesin e fotosintezës së gjallesave, duke shkaktuar deoksigjenim të shpejtë të atmosferës.

Në dokumentin e tyre të publikuar në revistën’Nature Geoscience’, studiuesit shkruanin: “Në zbuluam se deoksigjenimi është një proces i paevitueshëm, si pasojë e rritjes së flukseve diellore”.

Teksa shkëlqimi i diellit rritet, temperaturat në sipërfaqe do të rriten dhe fotosinteza do të dështojë, shkruajnë ata, për periudhën e të ardhmes miliarda-vjeçare.

Sipas tyre, kjo do të ndodhë para se të shfaqen kushtet e lagështa me efekt serë, cka do të sjellë humbjen e ujit nga atmosfera.

Gjithashtu studimi sugjeron se oksigjeni i atmosferës nuk është një aspekt i përhershëm në planetet e përshtatshëm për jetën.

Kjo do të kishte pasoja në kërkimet e studiuesve për jetë në të tjera zona të universit.

Sipas llogaritjeve shkencore, para 2.4 miliardë vjetëve atmosfera e planeti tonë ishte e pasur me metan, avuj uji dhe gaz neon, por nuk kishte oksigjen.

Oksigjeni i lirë ka ardhur në tokë në një episod të vetëm sipas llogaritjeve, në ngjarjen e njohur Eventi i Madh i Oksigjenimit.

Gjatë kësaj periudhe një grup bakteriesh që jetonin në oqean, të njohura si cianobakterie, nisën të prodhonin sasi të mëdha oksigjeni me anë të fotosintezës, çka ndryshoi atmosferën e tokes.

Shkencëtarët besojnë se kjo solli përhapjen në shkallë të gjerë të jetës shumëqelizore në tokë, megjithse shkaktoi vdekjen e shumë bakterieve që jetonin në mungesë të oksigjenit.

Në gjuetinë për planete të tjerë me jetë të ngjashme me atë të tokës, logjika sugjeron se duhet kërkuar për planete të oksigjenuar.

Llogaritjet tregojnë se oksigjenimi i planetit tonë mund të vazhdojnë për vetem dy deri në tre të dhjetat e jetës së planetit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303