Reperi bën deklaratën e ndjerë pas vdekjes së ish-gruas: “Po përpiqem të zgjohem nga ky makth”

Screenshot_5-24.jpg

Më 15 nëntor aktorja dhe modelja 47-vjeçare, Kim Porter, u gjet e pajetë në shtëpinë e saj, pasi tha se po luftonte me gripin, që u shndërrua në pneumoni.

Ish-bashkëshorti dhe babi i tre fëmijëve të saj, reperi P. Diddy u mësua se është i shkatërruar nga ky lajm.

Vetëm ditën e sotme, kur Porter do të dërgohet për në banesën e fundit, Diddy ka bërë një reagim të ndjerë dhe emocionues duke treguar detaje nga jeta e tyre.

“Tre ditët e fundit jam përpjekur të zgjohem nga ky makth. Por nuk kam mundur. Nuk e di se çfarë do të bëj pa ty zemër. Më mungon kaq shumë. Sot do të bëj nderime për ty, do të përpiqem të gjej fjalët për të shpjeguar marrëdhënien tonë të pashpjegueshme. Ishim më shumë se miq të ngushtë, ishim më shumë sesa shpirtra binjakë. Ishim një dreq gjëje tjetër!”, shkruan reperi në mbishkrimin e një videoje të postuar në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BqVMxmFHzYR/

scroll to top