Reperi i njohur thumbon Mozzik: I duhet ndihmë për tekstet

Reperi i njohur, Onat ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Shiko kush luan’, ku gjatë një loje ka thumbuar artistin Mozzik.

Teksa pyetet se kush reperi ka nevojë për ndihmë me tekstet, ai në fillim ngurroi pak por më pas tha emrin e Mozzik.

Ishte pikërisht këngëtarja Fifi që e nxiti të thoshte një emër.

Onat deri në atë moment nuk tha asnjë reper, mirëpo u ‘zu ngushtë’ dhe tha Mozzik.

Së fundmi, Mozzik ka publikuar këngët ‘Dhelpër dinake’, ku të gjithë fansat mendojnë se i kushtohet ish-it të tij, Loredanës.