fbpx

Reperi shqiptar do të padisë Drake: Më ka vjedhur muzikën

drake-1.jpg

Elinel ka pushtuar faqet rozë për vjedhjen e këngës që i ka bërë reperi me famë ndërkombëtare, Drake. Ai ka publikuar para pak ditësh këngën “Can’t take a joke” që e ka pjesë të albumit të ri Scorpions, por Elinel e ka sjellë në treg në vitin 2012.

Në një intervistë për Prive ka konfirmuar se po përgatitet për masat ligjore, por është në pritje të suksesit të Drake në mënyrë që të realizojë përfitimet personale.

Elinel: Nuk kemi bërë komunikim me menaxhmentin e Drake. Po presim që të shohim se sa do ecë albumi i tij i ri. Po presim që të bëjë shumë para ai.

Dje, në emisionin “Mirage”, artisti tha se pret që të fitojë të ardhura të mëdha dhe nuk do e ketë më të nevojshme të qëndrojë në tregun e muzikës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *