fbpx

Reperi shqiptar konfirmoi që do të bëhet baba për herë të parë

Prej disa ditësh kanë qarkulluar lajme se reperi Gold Ag do të bëhet baba për herë të parë.

Ndërkohë, artisti shqiptar e ka konfirmuar lajmin përmes një interviste për “Prive”.

“Fëmijën do ta rris siç udhëzon feja”, u shpreh ai duke treguar kështu se pret të bëhet baba për herë të parë.

Ndër të tjera, Gold Ag tregoi shumë gjëra për jetën e tij dhe profesionin. Disa kohë më parë u zbulua se ai kishte kurorëzuar dashurinë me partneren e tij, në fshehtësi të plotë.