Reperi sulmon Mozzik: “Edhe gruan e ka falë ‘On Records'”

mozzik-loredana-1200x630.jpg

Read, reperi më i ri i ‘On Records ka bërë disa deklarata mjaft të guximshme dhe të ashpra për Mozzik dhe gruan e tij tashmë Loredana.

Reperi ka folur për “Sevenbizz” ku është shprehur qartë:

“Ata janë mosmirënjohësa, ata janë shumë të këqij! Çfarë ka bërë Mehmet Elshani për ta, e mënyra sesi kanë ikur ata, është për të ardhur shumë keq! Gjithçka që ata sot kanë, e kanë falë ‘On Records-ave’. Edhe gruan e ka falë Metit, falë famës që ja ka dhënë Meti! Është diçka që dihet”, ka rrëfyer Read.

Fillimisht këto deklarata i janë bërë të dy vëllezërve Mozzik dhe Getinjo të cilët u larguan nga ‘On Records’, një vit më parë për arsye ende të paqarta./real-news.tv 

 

scroll to top