Reperja sfidon Ramën por bën një super gafë

Një ndër reperet për të cilat flitet shumë në mediat rozë është edhe Baby G, jo vetëm për muzikën e saj por edhe për deklaratat e bujshme në rrjetet sociale.

Së fundmi thuhet se ajo po bashkëjeton me partnerin e saj në Tiranë dhe lidhjen e ka bërë publike.

Ngjarjet e fundit aktuale si protestat në kryeqytet siç duket e kanë lodhur këngëtaren e cila me anë të një videoje në Instagram ka sfiduar kryeministrin Rama.

 

“Mendoj se do të bëhem presidentja e parë femër e Shqipërisë. Edi Rama ke konkurrencë sepse unë jam lodhur nga këto protesta”, shkruan Baby G.

Por këngëtarja ka bërë një gafë të ‘vogël’ dhe ka harruar se Edi Rama nuk është presidenti, por kryeministri i Shqipërisë dhe ky detaj nuk u ka shpëtuar fansave të cilët ja kanë vënë në dukje.

Përveç kësaj shumë komente të tjera lidheshin me faktin se reperja nuk flet shqip në video por anglisht gjë që nuk i jep shumë ‘pikë’ për tu bërë Presidente e Shqipërisë në të ardhmen. /real-news.tv