fbpx

Reperja shfaqet me look-un e ri dhe na habiti fare

rina-kryesoreee.jpg

Rina Balaj ka marrë vëmendjen e mediave me ndryshimet e shpeshta në look, të cilat duket se janë hobi i saj.Këngëtarja ka me mijëra ndjekës në rrjetet sociale ku ndan me to herë pas here detaje nga jeta e saj. Së fundmi, Rina i ka habitur të gjithë me postimet e fundit në InstaStory pasi ajo ka ndryshuar sërish ngjyrën e flokëve, duke i bërë atë të kaltër.Përsa i përket jetës së saj profesionale, Balaj kishte premtuar se do të sillte trende të reja në muzikën shqiptare dhe në fakt e mbajti fjalën. Si askush tjetër më parë, reperja shqiptare i këndoi një dashurie të pamundur mes një vajze lezbike dhe një tjetër heteroseksuale. Rosita, që mban edhe titullin e këngës, konsiderohet si shoqja e Rinës, që bie në dashuri me reperen, por kjo e fundit nuk mundet t’ja kthejë dashurinë në të njëjtën mënyrë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303