Reperja shqiptare i kërkon falje publikisht Tayna-s

Screenshot_12-5.jpg

Reperet e reja shqiptare që nisën karrierën e tyre në muzikë vitet e fundit kanë bërë shpesh këngë drejtuar kundër njëra-tjetrës.

Dhe si rrallëherë Melinda Ademi vendosi që t’i kërkonte falje publikisht rivales së saj, Tayna-s.

Ajo bën thirrje që të mos ketë nxitje urrejtjeje mes repereve përmes teksteve të këngëve.

 “I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në freestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë rep-i i femrave mendoj se duhet të ndryshojmë drejtimin dhe mos të nxisim urrejtje te gjeneratat e reja”, shkruan Melinda në Insta Story.

Kjo ndjesë erdhi pak koh kohë pasi Ledri Vula gjatë një interviste tha se nuk po i pëlqen që femrat po shahen nëpër këngë dhe se ato mund të bëjnë rep të mirë pa ofenduar.

scroll to top