BBC: Shqipëria, vendi i mbushur me bunkerë

Përmes një reportazhi BBC ka folur gjatë për bunkerizimin e Shqipërisë nga ish-regjimi i diktatorit, Enver Hoxha gjatë viteve të luftës së ftohtë.

Përmes një reportazhi BBC ka folur gjatë për bunkerizimin e Shqipërisë nga ish-regjimi i diktatorit, Enver Hoxha gjatë viteve të luftës së ftohtë.

BBC trajton të gjithë kontekstin historik dhe vendosjes së regjimit në Shqipëri, por edhe miqësinë, aleancat dhe dështimet e këtij pushteti, i cili për 45 vite ushtroi dhunë sistematike mbi shoqërinë shqiptare.

“Duke u frikësuar nga pushtimi gjatë Luftës së Ftohtë, kreu i Shqipërisë Enver Hoxha e detyroi vendin e tij të ndërtonte dhjetëra dhe mijëra bunkerë. Shumë kohë pas rënies së regjimit, shumë  prej tyre ekzistojnë ende”.

Kështu e nis reportazhin media britanike, e cila përmes një udhërrëfyesi shqiptar nga Orikumi, tregon edhe formën se si janë ndërtuar bunkerët.

Duke e cilësuar Shqipërinë si vendin më të izoluar të Europës në kohën e regjimit komunist, veprim i cili u shoqërua me pasoja të rënda,”BBC” shkruan mes tjerash se toka e shqiptarëve është ende e mbuluar nga bunkerët e Luftës së Ftohtë.

Shumë bunkerë janë shkatërruar në kohën kur Shqipërisë iu hapën dyert e lirisë pas dëbimit të sistemit, por  një pjesë të tyre i gjen gjithandej nga veri gjerë në Jug të Shqipërisë.

Lër një koment