fbpx

Historia e tre gazetarëve të kërcënuar në Shqipëri

Screenshot_1-2.jpg

“Reporterët pa Kufij” rendisin tre raste të gazetarëve në Shqipëri, të cilët janë kërcënuar nga krimi dhe politika, Klodiana Lala, Lida Tota dhe Basir Çollaku. Në raportin për lirinë e medias në botë për vitin 2018,  “Reporterë pa kufij” e ka ngjitur Shqipërinë me një vend më lart krahasuar me një vit më parë, nga i 76-i në të 75-tin. Por kjo, sidoqoftë nuk është aspak inkurajuese, pasi kritikat nuk mungojnë.

“Shtëpia e reporteres së kronikës, Klodiana Lala u vu në shënjestër në orët e para të 30 gushtit 2018. Individë të paidentifikuar qëlluan drejt shtëpisë së saj me armë automatike, pa shkaktuar lëndime”, thuhet në raport, duke nënvizuar më pas se dy javë para sulmit Lala kishte lidhur një deputet të Partisë Socialiste (Ergys Çyrbjen) me organizatën e drejtuar nga Emiljano Shullazi, një nga kriminelët më të mëdhenj në vend.

“E lënduar, e përndjekur dhe e kërcënuar, por Alida Tota vazhdon punën”, shkruan “Reporterët pa kufij” më tej, duke sjellë historinë që dëmtoi karrierën e saj, atë të vdekjes së 17-vjecarit Ardit Gjoklaj, në një fushë të grumbullimit të plehrave. Ajo u pushua nga puna një ditë pasi i telefonoi Bashkisë për të marrë versionin e saj, më pas u kërcënua me SMS dhe u largua drejt Suedisë, por nuk qëndroi gjatë atje. U kthye në Shqipëri për të vijuar punën e saj.

“Historia që sabotoi karrierën e saj ishte vdekja e një punëtori 17-vjeçar në një landfill, në të cilin ajo përmendi  kushtet e rrezikshme dhe të tmerrshme , mungesa e një kontrate pune dhe përfshirjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës Ajo u pushua nga puna ditën pasi thirri bashkinë për të dhënë versionin e saj. Asaj gjithashtu iu tha të hiqte dorë nga kjo histori për të mirën e saj.

Por kjo nuk ishte e gjitha. Ajo mori shumë kërcënime me vdekje me SMS deri në atë pikë sa ajo nuk dilte më gjatë natës dhe shmangu përdorimin e makinës së saj. Ajo u largua për në Suedi pasi u kërcënua me djalin e saj 13-vjeçar. Familja nuk qëndroi atje gjatë, duke u kthyer në shkurt 2017 nga Suedia për shkak të një shpërthimi bombe që mund të ketë qenë në shënjestër të saj. Ajo pastaj vendosi të rifillojë luftën në gjykata dhe të rifillojë raportimin e saj me gjykatën, me mbështetjen e “Publicus”, një faqe interneti hulumtuese gazetarie. Pasi ajo e raportoi vdekjen e një gruaje në të njëjtin landfill dhe që ishte mbulluar në rrethana të ngjashme, policia filloi një hetim dhe të paktën një person u arrestua.

Tota ishte e bindur se dhjetëra gra po punonin në këtë landfill në kushte e skllavërisë dhe ishin viktima të abuzimeve seksuale. Pasi të gjitha autoritetet që duhet të kishin ushtruar kontroll, kishin dështuar dukshëm, ajo më në fund arriti të merrte një hetim parlamentar, edhe pse prapa dyerve të mbyllura. Por hakmarrje të tjera së shpejti pasuan në formën e artikujve nga gazetarë pro-qeveritarë duke vënë në pikëpyetje profesionalizmin e saj. Kjo fushatë shpifje ishte tipike për korrupsionin që karakterizon Shqipërinë, ku krimi i organizuar është mbret dhe gjyqësori sistemi është i dobët dhe i manipuluar.

Një shembull tjetër i këtij korrupsioni, është drejtori i landfillit ishte parë në shoqërinë e disa zyrtarëve edhe pse tani kërkohet nga policia. Kjo ishte me sa duket e lidhur me faktin se kushëriri i tij është shefi lokal i policisë dhe një nga administratorët e kompanisë kryeson degën rajonale të Partisë Socialiste, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës. Në rrethana të tilla, mund të jetë e rrezikshme për Alida Totën të kërkojë mbrojtjen e policisë. Në vend të kësaj, ajo ka kërkuar mbrojtje nga organizatat ndërkombëtare dhe disa ambasada. “Mënyra më e mirë për të rezistuar është të them të vërtetën”, thotë ajo me guxim – shkruhet në Raport.

Duke kaluar te gazetari tjetër shqiptar, Basir Çollaku, “Reporterët pa kufij” thonë se ai po shqyrton opsionin e azilit, pasi zemëroi ministrin e Brendshëm me një intervistë ekskluzive me Dritan Zaganin, që u kërcënua dhe arrestua pasi denoncoi një rast korrupsioni policor. Ajo që erdhi më pas preku familjen dhe punën e tij, aq sa tani po mendon largimin nga vendi.

“Reporterët pa kufij” flet për shumë probleme në median shqiptare. Sipas saj, standardet rregullatore janë të manipuluara në interes të qeverisë dhe pronësia e mediave vizive është e përqendruar në duart e biznesmenëve të mëdhenj. Kjo ka krijuar një situatë, në të cilën vetëcensura është e përhapur dhe rreth 80 për qind e gazetarëve nuk kanë besim në të ardhmen e tyre profesionale.

Ata që vazhdojnë të punojnë si gazetarë, – thuhet në raport, – janë të ekspozuar ndaj një klime fyerjesh, që vijnë edhe nga vet kryeministri që i ka quajtur gazetarët “kazan”, “helmues” dhe “armiq publik”. Sipas raportit, mbi 30 gazetarë në të gjithë botën janë vrarë nga organizata kriminale që prej fillimit të vitit 2017.

Sipas raportit, mbi 30 gazetare në të gjithë botën janë vrarë nga organizata kriminale që prej nisjes së vitit 2017. Reporterët pa kufij kanë kanë disa muaj që kruyejnë kërkime për realizimin e këtij raporti, përfshirë edhe intervista me gazetarë të piketuar, kolegët dhe familjarët e tyre.

“Krimi i organizuar nuk njeh kufij”- thotë raporti. Të paktën 10 gazetarë janë vrarë këtë vit në Brazil, Kolumbi dhe Meksikë. Kjo shifër mund të jetë shumë më e lartë, sepse kriminelët dhe politikanët shpesh bëhen aleatë kundër gazetarëve dhe pandëshkueshmëria mbretëron nëpër vende të ndryshme në botë.

Në Indi, Kamboxhia dhe disa vende afrikanë, grupet kriminale pasurohen duke thyer të gjitha rregullat e mjedisit duke vjedhur burimet natyrore. Gazetarët që kanë hedhur dritë mbi trafikimin e mineraleve, drurit dhe naftës janë të ekspozuar ndaj një rreziku të madh.

Edhe Europa nuk i ka shpëtuar një rreziku të tillë. Të paktën dy gazetarë janë vrarë në lidhje me punën e tyre gjatë dy vieteve të fundit: Daphne Galizia iu vu bombë poshtë makinës në Maltë në tetor të 2017, ndërsa Ján Kuciak e qëlluan për vdekje së bashku me të fejuarën në shkurt të 2018. Në Itali, 10 gazetarë janë nën mbrojtjen e plotë të policisë ditë e natë, ndërkohë që ka edhe shumë të tjerë.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *