Reshje shiu rekord në Kinë, 5 të vdekur e mijëra të bllokuar nga përmbytjet

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të bllokuar pasi reshjet rekord kanë goditur Kinën jugore, thonë zyrtarët.

Qindra shtëpi dhe mijëra hektarë të kulturave janë shkatërruar nga shirat e rrëmbyer, të cilat priten të vazhdojnë për disa ditë.

Sipas mediave shtetërore kineze, më shumë se dy milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet dhe rrugët dhe urat janë dëmtuar rëndë.

Në provincën Guizhou, një qytet i tërë u zhyt 2 metra nën ujë.

Shoqata metrologjike e Kinës tha se reshjet në provincat jugore të Jiangxi dhe Hunan kishin arritur rekordin e lartë për qershorin.

Vetëm në provincën Jiangxi, 150,000 persona janë evakuuar pasi 9 qytete u përmbytën.

Mediat kineze raportojnë se më shumë se 20,000 shtëpi në jug-perëndim të Guangxi janë pa energji elektrike./real-news.tv/

 

 

rain in china 1 rain in china2 rain in china3 rain in china
<
>