Reshjet e borës, Korça mbyll shkollat

Në Qarkun e Korçës ditën e nesërme do të mbyllen të gjithë shkollat. Shkak është bërë moti i keq, me reshje bore.

Drejtoria Arsimore Rajonale Korçë, nisur nga situata tejet e rënduar nga reshjet e borës,  të cilat e bëjnë të pamundur zhvillimin normal të procesit mësimor, vendos ndërprerjen e tij për nesër dt. 10.01.2018. Qarku i Korçës përfshin Korçën, Pogradecin, Devollin dhe Ersekën./real-news.tv/

Lër një koment