Reshjet e dendura të borës, bllokohen tre qytete

1547316530_debora.jpg

Kanë rinisur reshjet e dëborë në shumë qytete të Shqipërisë.

Gjirokastra, Korça dhe Dibra është mbuluar nga dëbora mëngjesin e sotëm, ku shumë fshatra janë bllokuar nga reshjet e shumta.

Mësohet se trashësia ka arritur deri në 30 cm në Dardhë të Korçës.

Sipas informacioneve, akset rrugore Korçë-Dardhë dhe Korçë-Qafë Qarri janë bllokuar dhe qarkullimi i automjeteve është thuajse i pamundur.

Rekomandohet se në këto akse duhet të kalohet me zinxhirë.

Gjithashtu, edhe në akset Ersekë-Leskovik e Korçë-Pustec të kalohet me zinxhirë./real-news.tv

scroll to top