fbpx

Reshjet e dëborës vijojnë gjatë natës, e diela vjen…

Screenshot_10-10.jpg

Tashmë reshjet e dëborës kanë mbuluar thuajse gjithë vendin dhe duket se do të vijojnë edhe gjatë natës. Sipas parashikimit të MeteoAlb e diela do të vijë e ngrirë për 95% të vendit.Në zonat malore dhe juglindore shtresa e borës do të arrijë nga 30-50 cm në zonat malore jugore dhe juglindore apo 25-40 cm në zonat malore veriore.

Ndërkohë në zonat më të ulëta, si Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Berat e Shkodër bora do të arrijë një shtresë nga 2-10 cm.Po ashtu do të ketë një ulje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, nga 0 në -16 gradë Celsius. Ndërkohë ky i ftohtë do të vijojë edhe pjesën e parë të javës tjetër.

Reshjet e borës vijojnë gjatë natës, e diela vjen e ngrirë në 95% të vendit !

Sonte reshjet e borës mbeten prezente në sasi të pakta në të gjithë shtrirjen perëndimore edhe 3-4 orë pas mesnatës kur pritet largim gradual i borës fillimisht nga veriu dhe gradualisht reshjet e borës largohen nga perëndimi dhe zonat qendrore të vendit. Në jug dhe më tepër në juglindje, bora mbetet prezente deri të dielën pas mesditës. Gjatë natës pritet që sipas zonave, bora të krijojë një shtresë prej 2-10 cm në qarqet Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat ndërsa priten 25-40 cm borë në zonat malore veriore dhe 30-50 cm borë në zonat malore jugore dhe kryesisht në zonat juglindore. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm nga ora në orë; mëngjesi i së dielës, përjashtuar skajin jugor, e gjen Shqipërinë në temperatura nga 0 në -16°C. Orët e mesditës do të ulin temperaturat në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit deri në -7°C maksimumi i së dielës në zonat veriore dhe lindore të vendit por brigjet jugore të Jonit do të qëndrojnë rreth 5°C, maksimum i pritshëm në Sarandë.

I ftohti vijon edhe pjesën e parë të javës tjetër………

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303