“Respekt për studentët”

protesta1.jpg

Me mijëra dhe të palëkundur ishin studentët shqiptarë të cilët këtë të enjte protestuan për të disatën ditë radhazi kundër qeverisë dhe taksave të larta vjetore të vendosura ndaj tyre për të ndjekur vitet akademike. Protestës i janë bashkuar edhe mjaft figura të njohura, të cilët i kanë mbështetur në këtë kauzë dhe kanë shprehur njëherësh se studentët duhet të jenë të vendosur derisa kërkesat e tyre të plotësohen. Fitorja e parë u shënua, pasi ministria e Arsimit u tërhoq nga një tarifë e vendosur ndaj provimeve të përsëritura të studentëve.

Në protestë këtë të enjte ishte edhe gazetari Blendi Fevziu, i cili ka postuar një video nga madhështia e kësaj protestë. Janë vërtetë të shumtë në numër.

“Respekt për studentët”, – shkruan Fevziu në rrjetet sociale, teksa është futur edhe mes studentëve për të dëgjuar nga afër kërkesat tyre.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët se tarifat vjetore i vendosin universitetet, por studentët i kanë kujtuar se tavanin e vlerës maksimale të kësaj tarife, është qeveria e cila e vendos me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ndërkohë që figurat publike janë bashkuar, studentët e kanë bërë të qartë që dje se mes tyre nuk janë të mirëpritur politikanët e as deputetët e partive në vend.

View this post on Instagram

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu) on

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303