Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka publikuar disa deklarata nga disa qytetarë. Këta të fundit thonë se çdo gjë i kanë blerë vetë, duke nisur nga ushqimet e deri te pajisje të tjera për të afërmit e tyre të prekur nga koronavirusi dhe jo vetëm.
Sipas ish-deputetes, “pandemia ka shfaqur para syve të të gjithëve sa e mjeruar është gjendja në spitalet tona, sa i madh është dështimi i qeverisë, sa e rrezikshme është kjo qeveri për shqiptarët”.
Mesazhi i Pampurit:
Pandemia nga COVID ka shfaqur para syve të të gjithëve sa e mjeruar është gjendja në spitalet tona, sa i madh është dështimi i qeverisë, sa e rrezikshme është kjo qeveri për shqiptarët. Kontrasti mes propagandës së qeverisë dhe realitetit është i jashtëzakonshëm.
Kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë flasin për spitale si në Zvicër, por qytetarët në hall në dyert e spitaleve teegojnë të vërtetën e dështimit të “shëndetësisë falas”. Ata blejnë vetë nga ushqimi i përditshëm deri tek respiratorët.
Shqipëria është e fundit për numrin e testimeve për 1 milion banorë. Shqipëria është ndër 4 vendet e para për vdekjet ditore dhe një nga vendet me numrin më të lartë të përhapjes së rasteve të reja.
Pamjet flasin vetë. Qytetarët vs kryeministri në ikje. 👇
https://www.facebook.com/orjolapampuri/videos/318582332533007/?t=0&v=318582332533007