Revista e njohur ngatërron Rita Orën me Post Malone-n

Rita Ora, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare i ka bërë lëmsh të gjithë.

E shfaqur me një ‘look’ komplet ndryshe në festën e Halloween, ajo u shndërrua si këngëtari i njohur Post Malone.

Ky shndërrim e ka bërë edhe revistën e famshme “Hollywood Reporter” ta ngatërronte Ritën me këngëtarin e vërtetë.

Në shkrimin e fituesve të Grammy, Camila Cabello, Cardi B dhe Post Malone, në vend të Post Malone, kanë vënë foton e Rita Orës.

Sigurisht që kjo gjë ra në sy menjëherë dhe komentet nuk rreshtën së pushuari./real-news.tv