33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Revista greke, artikull Dua Lipës, Rita Orës dhe Bebe Rexhës

spot_img

Një revistë e njohur greke i ka kushtuar një artikull 3 këngëtareve me origjinë shqiptare shumë të njohura në tregun muzikor amerikan dhe britanik. ‘Voice of Athens’ ka shkruar për Bebe Rexhën, Rita Orën dhe Dua Lipën, ku përshkruan rrugëtimin e tyre deri në ditët e sotme si dhe pranimin e të qenit shqiptare në vend të huaj.

Sipas kësaj reviste, zakonisht shqiptarët përpiqen të fshehin origjinën e tyre, pasi do të paragjykohen dhe nuk do arrijnë dot suksesin e parashikuar.

Në artikullin grek është shkruar se ‘aty ku ka talent dhe vullnet mund t’ia dalësh, pa marrë parasysh se nga ku keni ardhur dhe si jeni rritur’.

Rita, Bebe dhe Dua padiskutim po korrin suksese të njëpasnjëshme në muzikë dhe jo vetëm./real-news.tv

 

 

 

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat