20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Revolucion kundër Zuckerberg, investitorët kërkojnë ta largojnë

spot_img

Mark Zuckerberg po kalon kohë jo të mira.

Investitorët e mëdhenj publikë kanë mbledhur këshillin e administrimit për përcaktimin e rolit të ri të presidentit të Facebook-ut.

Ata kanë bërë edhe një propozim për largimin e Mark Zuckerberg si anëtar bordi.

Ky propozim vjen pas skandalit me Cambridge Analytica dhe shkeljen e të dhënave që prekën 30 milionë llogari.

“Ndërsa krahasojmë mënyrat në të cilat teknologjia e Facebook ka tejkaluar aftësinë tonë për të kuptuar se si ndikon në shoqëri, është koha për të vendosur kufizime tek Zuckerbergu dhe për të bërë disa ndryshime strukturore”, tha një prej nënkryetarëve, Jonas Kron.

Aksionerët njëzëri kërkuan ndryshim, ndërsa u fokusuan tek rëndësia e një bordi të pavarur për kompaninë.

“Tani është koha për ndryshim dhe ne duhet t’i kërkojmë më shumë llogari Mark Zuckerbergut, një bord i pavarur është thelbësor për kompaninë”, theksuan ata.

Iniciativa duket të jetë pak më shumë se një gjest simbolik, pasi themeluesi i Facebook-ut, Zuckerberg pothuajse ka kontrollin absolut të kompanisë.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat