fbpx

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha kurorëzojnë dashurinë, çifti pas 2 ditësh ecën drejt altarit (Fotot e ëmbla)

reza.png

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha janë prindër të një vajze të quajtur Hera. Por ditën e djeshme këngëtarja ka befasuar teksa ka bërë me dije lajmin e ëmbël se do të kurorëzojë me martesë dashurinë e saj me Ermalin.

Rezarta ndau me të gjithë ndjekësit e saj një foto në të cilën shiheshin disa pako të bardha të paketuara me fjongo ngjyrë rozë.

Krahas imazhit, Rezarta shkroi “12 korrik 2021. Dita jonë. Rezarta dhe Ermal”, duke zbuluar se pas dy ditësh do të mbahet edhe ceremonia e tyre martesore.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303