fbpx

Rezarta Shkurta tregon si u njoh me Ermal Hoxhën: “Desh u përplasëm me makinë”

Rezarta Shkurta ka rrëfyer së fundmi se si u njoh me bashkëshortin e saj Ermal Hoxha.

Nëpërmjet llogarisë së saj personale në instagram Rezarta i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj:

“Si je njohur me Ermalin?”

“Desh u përplasëm me makinë. Po ai si nga Gjirokastra që është, që mos të paguante dëmin që bëri, më mori për nuse”,– është përgjigjur Rezarta Shkurta

“Di të them që Ermali është djali i ëndrrave…Është një partner shumë i kujdesshëm me mua, dhe një baba shumë i dashur, i përkushtuar dhe me shumë durim për Herën. Ne si çdo çift kemi dhe uljet e ngritjet tona. Por, kam përshtypjen se në rastet e këqija, e kam fajin unë gjithmonë, që ndonjëherë jam kështu…”- shkruan Rezarta Shkurta.