fbpx

Rezistoi vetëm dy javë, jep dorëheqjen zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka

taulant_muka.jpg

Jep dorëheqjen zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka.

Muka kishte vetëm dy javë që ishte emëruar në këtë post, pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Ervin Demo, i cili akuzohej nga Muka për plagjiaturë.

Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Ndërkohë, në letrën e dorëzuar të dorëheqjes së tij, Muka shprehet se ky  vendim i  tij ka ardhur për arsye morale, etike dhe profesionale.

Letra e plotë:

“I nderuar z. Kryeministër,

Për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë që unë kam në modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendës ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë”-thuhet në letrën e Mukës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *