fbpx

Rezoluta për Antisemitizmin në Kuvend, ambasada e SHBA fjalë të mrekullueshme për Shqipërinë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e ShBA-së në Tiranë ka përshëndetur vendimin e Parlamentit tonë për miratimin e projekt-rezolutës për përkufizimin e përdorshëm për antisemitizimin përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit. Ambasada shkruan se ky akt vazhdon traditën e gjatë të Shqipërisë në luftën kundër urrejtjes.

“Sot, parlamenti miratoi përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit për antisemitizmin. Ky akt vazhdon traditën e gjatë të Shqipërisë në luftën kundër urrejtjes. Na kujton gjithashtu historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutimit në mënyrë të guximshme, pa marrë parasysh koston dhe pavarësisht nga rreziku. Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë Shqipërinë një partnere dhe aleate ndërsa vazhdojnë angazhimin e tyre për dinjitetin e çdo individi”, thuhet në reagimin e SHBA.