Rezultati i zgjedhjeve ende nuk bëhet publik, zbulohet arsyeja

elections-in-kosovoo-10.jpg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nuk do të mundë t’i publikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pa u shqyrtuar ankesat e dorëzuara në Gjykatë Supreme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se janë informuar nga Gjykata Supreme se është parashtruar një ankesë ndaj vendimit të një dite më parë të PZAP-it.

“Më lejoni t’iu informoj se kemi marrë konfirmim se në Gjykatën Supreme është parashtruar ankesë ndaj vendimit të një dite më herët të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, prandaj, rezultatet pas procesit të rinumërimit nuk mund t’i publikojmë në këtë fazë. Rezultatet nuk mund të publikohen pa një konfirmim, në këtë rast nga PZAP dhe Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim”, ka thënë Elezi.

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se janë ankuar sot në Gjykatë Supreme për 392 pako të ardhura nga diaspora, që kanë ardhur në adresë të KQZ-së më 12 nëntor.

Kjo ankesë e VV-së shtyn akoma publikimin e rezultatit të zgjedhjeve, çka vonon certifikimin e tyre dhe formimin e qeverisë.

Nga ana tjetër, ambasada amerikane në Kosovë, ka bërë vazhdimisht thirrje që të formohet qeveria sa më shpejt.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303