“Rezultati ishte i keq, nuk e prisnim” flet Isa Mustafa para mediave për dorëheqjen

Screenshot_1-9.png

Isa Mustafa ka konfirmuar para mediave dorëheqjen e tij si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas humbjes së thellë në zgjedhje. Mustafa ka thënë se nuk e priste rezultatin. “Në mbledhjen që thirra unë pas rezultatit të zgjedhjeve të fletvotimeve të numëruara deri më tani. Unë personalisht mendoj që rezultati është shumë i keq, nuk e kemi prit fare, edhe nga takimet që i kemi pas në terren edhe nga puna që e ka bërë z.Hoti”, ka thënë Mustafa.Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë 13.08 për qind në zgjedhje, duke mbetur e treta, pas VV-së që doli 47.88 për qind dhe PDK’-së që doli, që doli 17.36 për qind.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303