Këngëtarja e famshme, Pink ka zbuluar se ajo dhe djali i saj tre vjeçar Jameson kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Pink e bëri të ditur këtë përmes Instagramit, duke publikuar një fotografi me djalin e saj trevjeçar, teksa në mbishkrimin e saj tregoi diagnozën përpara se të kritikonte Qeverinë Amerikane për mungesën e testeve.
“Dy javë më parë djali im tre vjeçar, Jameson, dhe unë po shfaqnim simptoma të COVID-19.
Për fat të mirë, mjeku ynë i kujdesit parësor kishte qasje në teste dhe unë u testova dhe rezultova pozitive. Familja ime tashmë ishte strehuar në shtëpi dhe ne vazhduam ta bënim këtë për dy javët e fundit pas udhëzimit të mjekut tonë. Vetëm disa ditë më parë ne u revituam dhe tani jemi fatmirësisht negativ”, shkroi ajo.
Përkundër lajmeve inkurajuese, Pink u sigurua të përdorë platformën e saj për të kritikuar qeverinë e ShBA-së për mungesën e testeve për coronavirusin.
Ajo vazhdoi: “Është një përpjekje absolute dhe dështim i qeverisë sonë për të mos bërë testime më të arritshme”.
Pink do të dhurojë 1 milion dollarë – 500,000 dollarë për fondin e urgjencës së Spitalit Universitar dhe gjysmën tjetër për Fondin e Krizave të Urgjencës së Kryetarit të Bashkisë së Los Angeles-it.