fbpx

“Rezulton turpërisht në një celulë politike”. Vasili del në deklaratën urgjente për Najada Çomon: Për fat të keq…

vasili-768x390-1.jpg

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka dalë pak më parë në një deklaratë për media nga selia e partisë ku ka bërë një rezyme të situatës së krijuar në vend si pasojë e pandemisë dhe masave të marra nga qeveria. Lidhur me këto të fundit, Vasili u shpreh se qeveria ka dështuar.

Duke u ndalur tek futja e shefes së Infektivit, Najada Çomo në listat e PS për zgjedhje, Vasili pohon se mjekja rezultoi turpërisht në një celulë politike rilindase.

DEKLARATA E VASILIT

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Për fat të keq shifrat e infektimit nga Covid 19, pra një nga elementët kryesorë të pandemisë dhe për fat akoma më të keq shifrat e vdekjeve vazhdojnë akoma të mbeten shumë të larta. Të gjitha masat të ashtuquajtura masa të qeverisë, kanë rezultuar një fiasko, një dështim total. Ky dështim ka qenë i paralajmëruar. Në momentin e saj më të vështirë, në një pandemi vërtetë problematike, shqiptarët u gjendën në duart më të këqija, në administrimin më të keq, e cila u kushtoi qindra e mijëra jetë njerëzish, të cilat mund të ishin kursyer, si dhe mijëra e mijëra infektime, të cilat mund të ishin kursyer, si dhe mijëra e mijëra komplikacione, të cilat gjithashtu mund të ishin kursyer.

Në këto ditë të vështira, shqiptarët patën fatin e keq të shikojnë sharlatanët politikë dhe pseudo sharlatanët mjekësorë të bërë bashkë vetëm në funksion të pushtetit dhe jo të jetës e shëndetit të njerëzve. Ju e keni parë, ata të ashtuquajtur drejtues teknik, të ashtuquajtur si Komiteti i Ekspertëve, rezultoi turpërisht në një celulë politike rilindase, që prodhoi akte që i shërbenin hallit të ditës së Edi Ramës e që nuk kishte të bënte hiç me pandeminë. Asnjë prej masave nuk ka dhënë asnjë efekt. Zero efekte të gjitha masat e ndërmarra. I shërbyen autoblindave të Edi Ramës, shoë-t të Edi Ramës në spitalin infektiv dhe siç e patë Komiteti i Ekspertëve shërbeu vetëm si inkubator për të prodhuar kandidatë për deputetë rilindas dhe jo vendi ku profesionistët prodhojnë zgjidhje më të mira, i pëlqejnë apo nuk i pëlqejnë qeverisë këto zgjidhje.

Pra, shqiptarët u ndodhën në duart më të këqija dhe 8 mijë vdekje më shumë janë sot të shkaktuara nga Covid e të fshehura në mënyrë të paligjshme nga qeveria. Mijëra të infektuar nuk janë raportuar e nuk raportohen përditë. Edhe këta fshihen nga qeveria. Miliona euro shpenzohen e vidhen, që kanë të bëjnë me Covidin dhe materialet anti covid nga qeveria, të provuara edhe nga prokuroritë përkatëse, pavarësisht se nuk i dënojnë. Por këto miliona euro që do t’i shërbenin shëndetit të njerëzve vazhduan të grabiteshin. Miliona euro përfunduan nëpër zyra luksoze, për blerje makinash e për lloj-lloj turpesh të tjera, të cilat nuk shkonin te pandemia.

Praktikisht administratorët më të pacipë, fatkeqësia më e rëndë e shqiptarëve ishte që mbetën në duart e tyre. Shqipëria ka parë në të shkuarën lloj-lloj përplasjesh me elementë epidemike dhe pandemike, duke filluar nga pandemia e gripit të derrit, epideminë e poliomielitit, fruthit, rubeolës, të Sars 1 e të tjera e të tjera. Janë përballuar me qetësi, në radhë të parë me profesionalizëm. Kanë prirë profesionistët, nuk kanë prirë kryeministrat dhe politika. Dhe sigurisht nuk kanë lënë gjurmë, nuk e kanë vrarë shëndetin e shqiptarëve, ndaj dhe nuk kanë lënë gjurmë në memorien e tyre. Kurse në duart e këtyre sharlatanëve politik dhe profesional, të cilët kanë shndërruar një komitet ekspertësh në një komitet ku ka ministra, zëvendës ministra, drejtorë, por profesionistë gjëkundi. E lanë shëndetin e shqiptarëve në mes të katër rrugëve. Këta do të mbeten gjatë në memorien e Shqipërisë, si vendi ku shpërdoruan edhe shëndetin e njerëzve, për ta përdorur për të bërë reklamën e ditës dhe për të mbushur propagandën idiote të ditës të Edi Ramës.

Praktikisht SPAK-u, Prokuroria, të gjitha instrumentet e hetimit duhet të ishin sot në këmbë, për skandale të cilat ulërasin, për një administrim mizerabël, që nga puna e qeverisë dhe çdo masë e marrë, administrimin e fondeve dhe çdo veprim i propozuar dhe ky i ashtuquajtur Komitet Ekspertësh apo celulë rilindase. Në fije duhet të kalojnë të gjitha këto akte, pasi mbi çdo akt të gabuar rëndojnë jetë njerëzish. Ky hetim do të ndodhë sot, ose nesër. Iluzioni që po shtyjmë ca javë e ca muaj mund të mbajë gjallë deri më 25 prill. Sigurisht të gjitha këto akte dhe veprime do të shqyrtohen një për një, sepse përgjegjësia është shumë e rëndë. U ka dhembur zemra shqiptarëve që kanë humbur të afërmit e tyre, sepse duhet të bënte propagandë Edi Rama me ca sejmenë të tij të ashtuquajtur profesionistë.

Mijëra njerëz kanë mbetur pa asnjë lek. Kanë pritur në fatalitet që të bëjë sëmundja ç’të dojë, sepse asnjë lek nuk u dha qeveria e Edi Ramës për barnat e tyre, për mijëra njerëz që kurohen në banesë, që kanë nevojë për ndihmë e shërbime mjekësore. Të tëra këto veprime dhe mosveprime, që kanë kushtuar mijëra jetë të shqiptarëve dhe dëmtime të shëndetit të tyre, edhe të rënda edhe pa kthim, sigurisht që do të hetohen.

25 prilli është moment i mirë për të bërë një kthesë, një përmbysje të jashtëzakonshme për të çuar gjërat përpara e për ta zgjidhur pandeminë. Patjetër që pandemia ka të gjitha mundësitë të administrohet si duhet. Nuk mungojnë profesionistët, nuk mungojnë vullnetet e mira. Mund të bëhen plane të qarta, të cilat ne ja kemi kërkuar, ja kemi bërë të qartë qeverisë, që i ka refuzuar, sepse nuk shkonin bashkë me propagandën që donte të bënte. Pra, jo vetëm opozita shqiptare, por e gjithë bota profesionale shqiptare nën frymëzimin e opozitës, i ka të gjitha instrumentet për ta vënë në kontroll këtë pandemi, ashtu sikurse kanë bërë të gjitha vendet fqinje, në Ballkan edhe më gjerë. Ne i kemi këto aftësi, ne i kemi këto plane, ne e kemi shumë të qartë rrugën sesi do bëjmë. Dhe do t’i përgjigjemi me veprime e zgjidhje konkrete, jo ne propagandë.

Njerëzit që bënë propagandë dhe u tallën me pandeminë, sot apo nesër do të jenë para drejtësisë nga i pari tek i fundit. Përgjegjësisë së rëndë nuk i shpëton dot askush.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303