Rezultonte i humbur, gjendet i vdekur 33-vjeçari nga Tepelena

Është gjetur i vrarë 33-vjeçari, Sokol Rama, i cili rezultonte i zhdukur që prej fillimit të muajit shkurt.

Ai së bashku me mikun e tij, Roland Milo nga Përmeti nuk u panë më që prej 6 shkurtit.

Ditën e sotme, autoritetet kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë e Sokol Rama në makinën e tij në Mbrezhdan të Përmetit.

Mendohet se dy shokët ishin të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike dhe kjo mund të jetë një nga arsyet e zhdukjes së tyre.

Ndërkohë, po vijon  puna dhe hetimet për gjetjen e Roland Milos./real-news.tv