fbpx

Riaktivizimi i vatrës në Shkodër, Ademi bën apelin urgjent

voltanaademi.jpg

Pas riaktivizimit të vatrës së covid-19 në Shkodër, Kryebashkiakja e këtij qyteti ka përsëritur edhe njëherë thirrjen për sa më shumë testime për koronavirusin në vend.  Ademi shkruan se tashmë covid-19 në Shkodër nuk po përhapet vetëm tek qytetarët por edhe tek institucionet.

“Sot, fatkeqësisht, janë regjistruar dy raste të reja të personave të infektuar me COVID-19 në institucionet që Shkodër. Është një personel i Reanimacionit në Spitalin e Shkodrës dhe një personel i FNSH-së Shkodër. Përsëris edhe një herë apelin tim publik për marrjen e masave shtesë për shërbimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, kërkesë testim me URGJENCË të personave që janë në terren çdo ditë: -Personelin shëndetësor në të gjitha institucionet e nivelet; -Policinë e Shkodrës; -Forcat e Ushtrisë; -Personat që punojnë e veprojnë në territor në asistencë e mbështetje të shtresave më në nevojë. Është JETIKE që kjo të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur sepse COVID-19 po përhapet në institucione të rëndësishme si ato të shëndetit dhe ruajtjes së rendit. Testimi është e vetmja rrugë për të frenuar përhapjen e COVID-19, bashkë me distancimin fizik e social. Qëndroni në shtëpi, duhet të shoqërohet me testimin në shkallë të gjërë, por edhe me pajisjen me mjete mbrojtëse të personelit shëndetësor, policisë, ushtrisë dhe personave që veprojnë në territorin e Shkodrës!”, shkruan Ademi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303