Riatdhesohen 173 shqiptarë, policia bën apelin e fortë

193ade09-96e7-464c-82dc-040e7f57aa41.jpg

Policia e Shtetit ka vijuar operacionet e riatdhesimit për azilantët që kanë qenë në Francë. Në një njoftim për mediat, Policia ka bërë me dije se sot janë kthyer 173 shqiptarë nga të cilët 135 u kthyer vullnetarisht.

Më tej uniformat blu shtojnë se shanset për të marrë azil është zero, pasi Shqipëria është në zonën e sigurt.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e riatdhesimit dhe të kthimit vullnetar të shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së. Sot në Rinas u riatdhesuan në dy operacione të ndryshme 173 shtetas shqiptarë, me qëndrim të paligjshëm në Francë dhe në zonën Schengen.

Operacionet e riatdhesimit u realizuan në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin (O.F.I.I.). Në operacionin e parë u riatdhesuan 38 shtetas gjithsej, 5 prej të cilëve nga Belgjika dhe 33 nga Franca. Në operacionin e dytë, që nis nga Lyoni i Francës, u kthyen vullnetarisht në total 135 shtetas.

Policia e Shtetit apelon edhe një herë për të gjithë ata shtetas që udhëtojnë në hapësirën Schengen që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil në Francë apo në çdo shtet tjetër të BE-së dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ. Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303