fbpx

Riberi kalon cakun, godet me shpullë gazetarin francez

riberi.png

Bayerni po kalon një moment mjaft të keq pasi është zhytyr në një krizë të thellë rezultatesh dhe nuk po del dot.

Humbja ndaj Dordmundit me përmbysje ka tensionuar akoma më shumë situatën, madje kjo po ndihet edhe te futbollistët.

Sipas“Bild”, 35-vjeçari është parë shumë i revoltuar pas përfundimit të ndeshjes duke u grindur me një gazetar të “BeIN Sports”, Patrik Gillu.

Mësohet gjithashtu se Riberi ka goditur me shuplakë tre herë patriotin e tij.

Shkaku? Gillu kishte akuzuar Riberinë si fajtor të dy prej tre golave të Dortmundit.

Episodi i ndodhur u konfirmua dhe nga drejtori sportiv i Bajernit, Hasan Salihamixhiç, i cili është shprehur se kishte organizuar një takim mes lojtarit dhe gazetarit francez për t’u sqaruar mes tyre dhe për të vendosur paqen.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *