fbpx

Ribotoi karikatura të profetit Muhamed, Al-Qaeda kërcënon sërish “Charlie Hebdo”

Grupi terrorist Al-Qaeda kërcënoi sërish revistën satirike franceze ”Charlie Hebdo”, që ribotoi karikaturat mbi profetin Muhamed. Ky rrjet terrorist sulmoi më 7 janar 2015 revistën “Charlie Hebdo” ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën 11 të tjerë.

Rita Katz, drejtoreshë e Site, specifikon se me rastin e përvjetorit të 11 Shtatorit, Al Qaeda ka publikuar versionin në anglisht të numrit 3 të revistës ”One Ummah”. Ai kërcënoi me të njëjtin mesazh edhe Emmanuel Macron, i cili ishte president gjatë sulmit të vitit 2015.

Ai tha se Franca nën udhëheqjen e Macron ‘i dha një dritë jeshile’ ripublikimit të karikaturave. Publikimi i ri përmban profilet e organizatorëve të 11 Shtatorit, dëmtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një artikull për ‘Charlie Hebdo”, shkruan Katz, duke shtuar se do të ketë edhe një fjalim nga udhëheqësi aktual i Al Kaedas, Ayman al Zaëahiri.

”Në këtë revistë është shkruar se ‘Charlie Hebdo’ do të paguajë përsëri një çmim”, thotë Katz në një postim në Twitter.

 

Ndërkohë gjyqi, i cili filloi në 2 shtator,  pritet të vazhdojë deri në nëntor. Regjisori i Charlie Hebdo, Laurent Sourisseau, i njohur si “Riss”,  i cili u plagos rëndë në shpatull gjatë sulmit, i tha gjykatës këtë javë se nuk kishte asgjë të gabuar në publikimin e karikaturave.

“Ajo për të cilën më vjen keq është  se si pak njerëz luftojnë për të mbrojtur lirinë. Nëse nuk luftojmë për liritë tona, ne jetojmë si skllevër dhe  promovojmë ideologji të gabuara, tha ai.