Ricky Martin dëshiron të zgjerojë familjen me bashkëshortin e tij

ricky-martin-family-te-main-200813_cc86caa517300779b6faa5ae992ca17b.jpg

Ylli latin, Ricky Martin, dëshiron të zgjerojë edhe më tepër familjen e tij me partnerin e tij , Jwan Yosef.

Çifti ka 4 fëmijë  binjakët Matteo dhe Valentino, vajzën Lucia dhe djalin Renn. Mirëpo duket se ai nuk është i kënaqur me kaq.

 

“Disa njerëz mendojnë se unë jam i çmendur, por kam dëshirë të kem një familje të madhe dhe ka disa embrione që po presin. Nuk e di. Kjo është e gjitha çfarë duhet të them. Jwan po çmendet në këto momente, por është në rregull, mos i thoni gjë atij!”, ka thënë Ricky.

Ai ka treguar se gjërat në familjen e tij po ndryshojnë, duke qenë se dy djemtë po hyjnë në fazën e adoleshencës.

“Ata janë në fazat e para të adoleshencës dhe është shumë zhurmë. Dhe për më tepër jemi në izolim dhe në shtëpi dëgjohet gjithë kohës ‘Largohu nga rruga ime! Kjo është dhoma ime, nuk është e jotja, blah blah!’”, ka thënë Martin.

Këngëtari është shprehur se është shumë krenarë për familjen e tij dhe se vajza është mbretëresha e shtëpisë e se ajo do të jetë trashëgimtarja e pronës.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303