fbpx

Rifillimi i garës, FSHF mbledh nesër presidentët e klubeve

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar ditën e sotme se nesër do të zhvillojë një mbledhje me të gjithë Presidentët e Kategorisë Superiore për të diskutuar mbi opsionet e rifillimit të futbollit.

Sipas FSHF kjo mbledhje vjen pas punës së kryer nga stafi i FSHF për përgatitjet mbi rifillimin e garës futbollistike në vend.

Ekspertët mjekësorë të Federatës kanë përgatitur një protokoll mjekësor i cili është konsultuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në dy takimet e zhvilluara ditët e fundit. Në ditët në vazhdim Federata do të zhvillojë takime me të gjithë anëtarët e saj.