fbpx

Rifillojnë bisedimet tregtare SHBA-Kinë

china-us-trade-war-1.jpg

Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer dhe sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin u takuan sot me homologët e tyre kinezë për t’u përpjekur të dalin nga konflikti tregtar, njoftoi një përgjegjës amerikan.

“Dy ministrat e qeverisë Trump diskutuan me zëvendëskryeministrin kinez Liu He dhe ministrin kinez të Tregtisë, Zhong Shan për të vazhduar negociatat që synojnë të zgjidhin çështjet tregtare mes Kinës dhe SHBA-së”, njoftoi një përgjegjës amerikan, duke shtuar se dy palët vlerësojnë që këtë diskutime duhet të vazhdojnë.

Gjatë samitit të G20-ës në Osaka në fund të qershorit, presidenti Donald Trump dhe Xi Jinping kishin evituar situatën më të keqe duke dekretuar një armëpushim në luftën e tyre tregtare duke i hapur rrugën rikthimit të bisedimeve./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303