Rihanna dhe Jay-Z kanë dhuruar së bashku dy milionë dollarë në përpjekje për të ndihmuar qytetet e New Yorkut dhe Los Angelesit.
Fondacioni ‘Clara Lionel’ i Rihannas (CLF) dhe fondacioni ‘Shawn Carter’ (RSF) i reperit do të mbështesin punëtorët pa dokumente, popullsinë e burgosur, të pastrehët dhe të moshuarit dhe fëmijët e punonjësve të kujdesit shëndetësor në të dy qytetet e mëdha në mes të pandemisë.
Fondet do të ofrojnë kujdestari ditore, ushqim dhe materiale mësimore për punonjësit e kujdesit shëndetësor, gjithashtu do të sigurojnë materiale për më shumë se 20 mijë fëmijë në strehimore dhe kujdes virtual për shëndetin mendor për prindërit.
Ushqimet e bëra në shtëpi do të dhurohen te popullsia e pastrehë, ndërsa për ata që gjenden në burg dhe paraburgim, do të bëhen kërkesa që të lirohen përkohësisht.
“Në kohë krize është e domosdoshme që ne të bashkohemi si një komunitet për të siguruar që të gjithë, veçanërisht të prekurit, të kenë qasje në nevoja kritike: strehim, shëndetësi, ushqim dhe arsim”, ka thënë nëna e reperit, Gloria Carter.